Ansambli Lezha

Ansambli Lezha

Share

Historiku i Ansamblit artistik te rrethit te Lezhes. Nje prej ansambleve me emblematike te trojeve shqiptare

01/12/2023

-Ansambli i Lezhes-

Gezuar Festat e Dhjetorit 2023!
Dhe festa, nga me te bukurat dhe me te vecantat, do te jete per ARTIN, KULTUREN, TRASHEGIMINE DHE TURIZMIN KULTUROR LEZHJANE.
Faleminderit Kryetar i Bashkise Lezhe
Z.Pjerin Ndreu.

22/11/2023

konica mobile
HOME » KULTURA »

ÇFARË THOTË NJË NGA PIKTORËT MË TË SHQUAR -Gjergj Kola.


19.11.2023 - 12:05
Jeta e tij është e lidhur tërësisht me artin. Për të, të qenit piktor është më shumë se dhunti, më shumë se një profesion, është arti i formëzimit të së bukurës, natyrës, njerëzores, në një tablo. Tepër modest për emrin që ka krijuar nëpër botë, Gjergj Kola është ndër piktorët më të talentuar shqiptarë. Kush e njeh atë dhe punën e tij nuk ngre dyshime për këtë fakt.

Emigroi në Greqi në vitet 90-të pa e ditur se ditë pas dite do të mund të bashkëjetonte me pasionin e tij, pikturën. Me pak fat e shumë këmbëngulje arriti të merrte punët e para në Greqi, e Itali, deri sa talenti i tij spikati dhe u vlerësua së tepërmi në mbarë botën. Sot jeton me familjen në Trentin, Riva del Garda, Itali, ndërsa puna dhe emri i tij ekspozohet në muzeumet më të famshëm të botës. Muzeu i Louvrit në Paris mban të ekspozuara pikturat e tij, ndërsa emra të njohur të botës së artit e politikës koleksionojnë pikturat e Kolës. Numëron mbi 160 ekspozita vetjake e kolektive; arti i tij kanë zënë vend në Galerinë Skryptir në Londër në Cassa Batlo në Barcelonë, në Universitetin e Bristol USA, në Art Museum Ny USA në Cikago, Toronto, Moske, e në shumë hapësira të tjera, ekspozohet një pjesë e konsiderushme e punës së Gjergj Kolës. Arti i tij karakterizohet nga thjeshtësia, ia dedikon vetë njeriut, duke e quajtur krijesën më të bukur të nënës natyrë. Në intervistën e mëposhtme Gjergj Kola na rrëfen më shumë për veten, familjen dhe pasionin e tij.

Z.Kola, sa vite u bënë që jeni larguar nga Shqipëria, dhe sa i vështirë ishte depërtimi në zhanrin e pikturës për një emigrant shqiptar?

Në gusht të këtij viti bëhen plot 30 vite që jam larguar nga Shqipëria. Pas shkatërrimit dhe vandalizimit të shkollës së Balldrenit në Lezhë ku punoja si mësues, në verën e vitit 1991 u largova për në Greqi. Fati e solli që të bëja një ndalesë në qytetin e Kozanit. Qysh në ditët e para në këtë qytet vizatimet dhe pikturat e mia më ndihmuan të depërtoj shumë shpejt në jetën kulturore dhe artistike të qytetit. Fillimisht në disa bashkëpunime të vogla me studio arti, galeri, muzeun e qytetit e dalëngadalë me skenografi në teatrin e qytetit, e në vazhdim u zgjerua aktivizimi edhe në qytetet e tjera sidomos në Selanik, dhe Athinë po edhe jashtë në Europë e më larg. Qyteti i Kozanit ku unë nisa karrierën time, ka një kulturë të avancuar muzikore, është vendi i origjinës së muzikantit austriak Fon Karagian, por gjithashtu është edhe vendlindja e skulptorit të popullit Odise Paskali.

Keni emigruar së bashku me familjen. Sa ju ka mbështetur bashkëshortja dhe fëmijët në karrierën tuaj?

Familja është gjithçka për mua, është kolona vertebrale e krijimtarisë sime artistike. Bashkëshortja, Vjollca është diplomuar për histori-gjeografi, por pati mundësinë në Itali të bëj studime plotësuese për artet kontemporane, kështu që e mbështet fuqishëm aktivitetin tim artistik, sidomos përfaqësimet në evente arti në hapësirën ndërkombëtare. Ajo është bashkautorë në librat e ilustruar që kemi botuar dhe ribotuar; “Legjendat shqiptare” në gjashtë gjuhë, shqip, italisht, anglisht, greqisht, rusisht, gjermanisht, dhe “Hypatia e Aleksandrisë “ të botuar e ribotuar në shqip, italisht, greqisht.

Sigurisht që në 30 vite keni realizuar dhjetra tablo, ju kujtohet piktura juaj e parë?

Punët që lindin nga ‘shpirti’ janë më të rëndësishmet në pikëpamjen emocionale, artistike, ndërsa porositë e njerëzve plotësojnë sferën e mbijetesës biologjikë dhe nuk korrespondojnë, janë dy gjëra të ndryshme. Fillimisht në Greqi kam vizatuar bujq në parcelat e duhanit, pijedashës në kafeteri të ndryshme, policë kur na mblidhnin në operacionet diskriminuese “fshesa”, dhe gradualisht mu dha mundësia të vizatoj personazhe të rëndësishme të jetës kulturore, akademike dhe politike në Greqi duke krijuar një bagazh dhe eksperience të rëndësishme të zgjeruar. Kam vizatuar drejtpërdrejt He**in e Rezistencës greke kundër fashizmit të paharruarin, Manolis Glezos, mik edhe i vendit tonë. Puna ime zuri vend shpejt në Greqi në muzeume, galeri artesh, e koleksionistë të thjeshtë, por edhe të njohur duke më dhënë mundësinë e frymëmarrjes artistike dhe promovimin në nivele ndërkombëtare, fillimisht në vende europiane e në vazhdim edhe më larg.

Çfarë ju frymëzon në artin tuaj?

Magjia universale e natyrës me gjithçka të mrekullueshme të sajën, e në epiqendër njeriun me butësinë, dëlirësinë po edhe me egocentrizmin e pandalshëm të tij, përbëjnë subjektin në tërësi të studimeve, hulumtimeve dhe interpretimeve të mia artistike, i pavarur nga korrentit e modës në labirintet me dritëhije e kontraste të forta të artit.

Shumë nga pikturat tuaja janë ekspozuar në disa nga muzetë dhe galeritë më të njohura në botë. Na rendisni disa prej tyre dhe ndjesitë që keni përjetuar nga ky vlerësim?

Ajo që është më e rëndësishme në pikëpamjen artistike besoj se është fakti që arrita të mbijetoi artistikisht, si të thuash të tregoj dhe të them fjalën time, besoj se bëra të mundur të merret parasysh piktura ime edhe në sallone të rëndësishme ku shihet dhe ekspozohet arti kontemporan botëror në qytete e kryeqytete të rëndësishme të botës duke na dhënë emocione të thella dhe besim për sakrificat e jashtëzakonshme që kemi bërë.

Ju keni realizuar punime për njerëz të famshëm në Shqipëri dhe mbarë botën, na tregoni disa prej këtyre emrave dhe përshtypjet që keni marrë prej tyre?

Për mua njeriu i parë më i rëndësishëm që kam vizatuar dhe pikturuar është nëna ime që më lindi, që vuajti për të më rritur, edukuar e shkolluar. Janë në radhe tre VIP-at e tjerë të familjes time, bashkëshortja Vjollca, me dy fëmijët Iliriana e Sebastian, që më karikojnë shpirtërisht e fizikisht për vazhdimësinë e kësaj rruge magjike e aspak të lehtë. Të gjithë personazhet e tablove që kam realizuar janë miqtë e mi të dashur dhe i përkasin të gjitha shtresave të shoqërisë, fillojnë nga njerëz të thjeshtë si bujq e blegtorë, punëtorë, pacienteë në klinika e spitale, nxënës, studentë, profesorë, akademikë, priftërinj, hoxhallarë, politikanë, ministra e presidentë, shkencëtarë, artistë, stilistë, poet e shkrimtarë, të gjithë miq e dashamirës të artit tim.

Jam i mendimit se kur do të pikturosh një personazh, do të pikturosh historinë dhe veprën e tij, kështu që në pikëpamjen morale është përgjegjësi, kërkohet përqendrim, punë e madhe dhe teknikë. Për shembull nëse ke për të pikturuar një hero duhet të pikturosh heroizmin që ai ka bërë, kur do të interpretosh imazhin e Nënë Terezës duhet të njohësh sakrificat vetëmohuese të jashtëzakonshme të saj që ka shpëtuar mijëra njerëz nga uria dhe mizeria ekstreme; kur do ti referohesh imazhit të Papa Franceskos para së gjithash duhet të dish karakterin, temperamentin, urtësinë, inteligjencën, po edhe humorin e hirësisë së tij… Nëse do të flisnim për disa emra konkretë mund të përmend disa bashkëpunime me stilistët e njohur botërisht ‘Dolce&Gabbana’, shkrimtarin dhe ish ministrin Visar Zhiti, që për mua mbetet më i vërteti, më i spikaturi, më njerëzori shqiptar që kam vizatuar dhe pikturuar shumë herë duke pasur parasysh diskriminimin që i bënë kolegët dhe sistemi; Gavin Tulloch, shkencëtar dhe poet australian me famë botërore, Manolis Glesos, heroi i rezistencës kundër fashizmit, Papa Francesco,Victorio Zgarbi,Silvia Cupini, Baronesha Jiselda Salbu, artistë të shumtë etj.

Është e vështirë të jesh një piktor…Sa kohë ju merr realizimi i një tabloje?

Pas një pune shumë të madhe në teori dhe praktikë fiton një eksperiencë teknike që është e domosdoshme për të bërë të dukshëm emocionin sipas kritereve dhe stilit specifik. Në këtë kuptim ka raste që shprehja emocionale mund të jetë aq e fortë saqë për pak minuta mund të realizohen gjëra të bukura dhe të vështira teknikisht, aq sa mund të mundohesh për shumë kohë dhe mund të mos kesh rezultat.

Sa ekspozita keni hapur deri më sot?

Jam i ekspozuar në shume vende, në katër kontinente. Kemi të regjistruara 160 ekspozita personale dhe kolektive, por sigurisht që janë më shumë se kaq, pasi disa fondacione arti si në në Itali, Greqi, Francë, Norvegji, U.S.A disponojnë koleksione me punimet e mia dhe i ekspozojnë duke mos na informuar rregullisht.

Një tjetër aspekt i veprimtarisë suaj është edhe filantropia që lidhet kryesisht me donacione të ndryshme që keni bërë për individë, galeri e institucione. Pse kjo zgjedhje?

Donacionet janë pjesë e rëndësishme e çdo hapi në jetën time artistike pasi e konsideroj jo si luks, por si domosdoshmëri jetike, për këtë ne dhurojmë vepra për donacione, bamirësi, shtëpi jetimore, spitale, azile të moshuarish, shkolla, universitete si dhe institucione besimi në të gjitha vendet ku jemi ekspozuar.

Çfarë e dallon Gjergj Kolën në punën e tij, një element që e karakterizon artin tuaj në dallim dhe nga piktorët e tjerë?

Unë nuk mundem ti bëj analizë punës sime, as nuk mund të vetëklasifikohem se cilës rryme artistike i përkas. Mendoj se kjo është puna e ekspertëve dhe kritikëve të cilët shpesh herë janë të pabesueshëm në mendimet e tyre. Edhe ato të nivelit të lartë shpesh nuk dakordësohen, gjithsesi kjo nuk përbën problem për vijimin e krijimtarisë së një artisti, por përbën problem për tregun e artit i cili është shumë i ngarkuar me kamuflime dhe ingranazhe të pakontestueshme, dhe të pa adaptueshme nëse me të vërtetë do që të jesh vetvetja.

Në këndvështrimin tuaj sa vlerësohet arti në Shqipëri si nga institucionet ashtu dhe nga qytetarët?

Vendi ynë është një fidanishte intelektualësh dhe talentesh që fatkeqësisht nuk trajtohen mirë nga anomali ekstreme politike në vend, kështu detyrohen të sakrifikojnë shumë në emigrim dhe të japin frutat e talenteve e punës larg vendit tonë. Duhet të këtë një qasje më njerëzore, më konkrete, më të sinqertë dhe jo thjesht disa bashkëpunime që më shumë janë përkëdheli militanteske të disa artistëve apo intelektualeve, që implikohen dukshëm në konjukturat politike.

Si artist që jeni nuk besojmë se mund ti qëndroni indiferentë shumë situatave dhe lajmeve që kanë të bëjnë me artin dhe kulturën në Shqipëri. Një nga ngjarjet më të bujshme që ka ndodhur kohët e fundit ishte dhe vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. Shumë artistë u pozicionuan pro e të tjerë kundër. Cili është qëndrimi juaj?

Fatkeqësisht është dëmtuar rëndë një pjesë e madhe e thesarit të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në këtë aspekt edhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar është një gabim fatal të cilin e arritën ta bënin me shumë dhunë dhe arrogancë, ata që kanë pushtetin duke demonstruar një mungesë të madhe ndjeshmërie, kulture dhe mirëkuptimi. Duhej të dëgjoheshin ekspertët e ndershëm dhe të përgjegjshëm, duhet të mësojmë përfundimisht nga pasojat e shumta, dhe me dëshpërim dalim tek fjalët e Konicës, Fishtës, apo Nolit, shprehur në veprat e tyre për fatin e Shqipërisë.

Photos from Bashkia Lezhe's post 16/11/2023
15/11/2023
Photos from Musik übers Meer's post 19/01/2017
Photos from Ansambli Lezha's post 05/08/2016

Ansambli " Lezha", i Pallatit te Kultures " Dede Nue Lazri", me dt 04.08.2015, me ftese te Drejtorit te Festivalit mbare kombetar Etno-Fest Prof. Fadil Hysa dhe menaxherit dhe koordinatorit te Festivalit Prof.Ismet Krasniqi,me mbeshtetjen e Kryetarit te Bashkise Lezhe z. Fran Frrokaj,mori pjese ne Festivalin Etno-Fest , Kukaj-Prishtine 2015 ,duke percjelle me shume sukses kengen, melodine ritin, instrumentet dhe kostumografine autoktone te treves se Lezhes, vene ne skene nga regjisori i Pallatit te Kultures "Dede Ndue Lazri" Lezhe, Alket Bushi .Nen moderimin e kompozitorit Marcel Lacaj,performuan yjet e kenges dhe te melodise etno-folklorike bardet e shquara Luqe Simoni,Tone Gjoka,Mide Aliu,Vera Lushaj,lahutari i arte Pjeter Matusha,mjeshtri i instrumenteve te folkut tradicional Gjovalin Ndreca, fyelltari Bashkim Aliu,kengetari i mirenjohur i kenges mirditase Kole Zefi,kengetaret humoriste Nikoll Pera, Fran Uku, zeri i bukur i kenges se re lezhjane Gjin Prenga,Zana ,kengetaret e rinje Ronela Legisi dhe Redion Piroli,kostumet etnografike autoktone dhe origjinale te Kallmetit,Zadrimes,Malesise se Madhe dhe Mirdites.Ansambli yne gjate Festivalit ne shoqerine e poetit Viktor Gjikolaj dhe gazetarit Jak Rrozhani,shkembeu mendime me personalitete te shquara te artit dhe kultures se Republikes se Kosoves,Prof.Fadil Hysa, Prof. Salih Zogiani,Prof.Dr.Mehmet Rukiqi,Prof.Dr.Zymer Neziri,Prof.Ismet Krasniqi,Prof. Prend Buzhala,Gjon Gjergjaj, Vilson Culaj,etj.Gjate eventit u promovua me shume sukses edhe libri 100 ZAMBAKE MIRDITE i kompozitorit Mark Gjoka.Falenderojme per mbeshtetjen Mrizin e Zanave Fishte Lezhe, z.Altin Prenga,Pasticeri " Mimoza" Lezhe, z.Dhimiter Piroli,zj. Tereze Gega,zj.Mimoza Pjetraj dhe mikun e vecante te artit lezhjane z.Nikoll Marnikolli.
Drejtor i Ansamblit
Mark Gjoka Mjeshter i Madh.
Kukaj-Prishtine,05.08.2015

Photos from Ansambli Lezha's post 16/05/2016

GEZUAR 50 VJETORIN ANSAMBLI "Ciftelia".MIRENJOHJE TE GJITHE BREZAVE TE ARTISTEVE DHE KRIJUESVE TE LEZHES,QE ME ARTIN E TYRE NA DHANE NJE ANSAMBEL UNIKAL QE SOT JETON QE NGA ZERI I BRILANT I 10 VJECARES RONELA LEGISI E GJER TE LAHUTARI 106 VJECAR GJOK NONAJ.

Photos from Mark Gjoka's post 02/03/2016

Me endrren e poetit Nikoll Marnoj.
Kullaxhiu,vendilndja ime eshte nje nder lagjet me te bukura te Orosh*t.Duket sikur do t'i beje karshillek Blinishtit te lashte ,qe i rrin perballe si nje Monument Kulture akoma i pa afirmuar,me Ujin qelibar te Gurres,me bjeshket e Malit te Kunores,me romantiken e Kodres se Gjilbes, me rrenojat e kishave mijera vjecare,me mjaltin e Gurit te blineve ku bletet freskojne ne ujin e kristalte te lumit Fan i Vogel, me pyllin e Kalase se Buklit ku hana mbledh zanat,me Kullat qe vetem Kullaxhiu i ka aq te bukura ,duke filluar nga -Kulla e Gjinit.Nje aset i rendesishem i saj eshte tradita dhe trashegimia kulturore folklorike dhe popullore e studiuar me kujdes nga poeti i Kullaxhiut Nikoll Marnoj.Nje poezi shume pak e njohur por fatmiresishte e ruajtur permes medias se vetme te kohes ,Tv Shqiptar dhe mrekullishte e hedhur ne Youtube nga nje kengetar,i dashuruar pafundesisht me kengen shqiptare Selver Rash*ti.Ishin vitet 1970-72 qe me besoi poezite e tij ,te parat per mua.Kenge kushtuar shkolles,mesimit ,punes,bukurise njerezore, me te cilat konkuronim ne Takimet zonale ne vendorigjinen e nje prej themeluesve te muzikes shqiptare Prenk Jakova,Reps.Ne ato vite ne Reps vjen per te punuar edhe nje emer i shquar i kenges shqiptare Gojard Daiu, me te cilin prof. Nikolli bashkepunoi shume per te ngritur nivelin artistik te levizjes amatore te Zones.Nen drejtimin e prof.Nikolles morem pjese ne pregaditjet e Festivalit Folklorik te Zones 1973.Duke pare perkushtimin dhe talentin e tij ai emerohet Drejtor ne Shtepine e Kultures Reps,duke krijuar disa formacione muzikore si Grupi i Burrave te Repsit,grupi vajzave,orkestrina popullore me pjesemarrjen e nje emri te shquar te rapsodise ne Mirdite,Rapsodi Preng Kotica se bashku me djemt e tij te talentuar.Ne menyre te vecante prof.Nikolli krijoi shtratin ne te cilin do te rriteshin soliste te shquar te kenges mirditase dhe shqiptare si Geg Tuci,Gjergj Kaza,Sherif Dervishi,Gjovalin Lala,Mariana Nikolli,Shpresa Loci,e te tjere qe ndoshta prof.Nikolli do t'i plotesoje.U rriten instrumentiste virtuoz si Mark Prendi ne zamare,Nikoll Brunga ne fyell,Fran Jushi ne cifteli,Prend Gjoka ne cifteli,nje bashkepunim i jashtezakonshem me rapsodin e mirenjohur Gjon Gjoka.Poeti dhe publicisti Nikoll Marnoj drejtoi me perkushtim levizjen folklorike te zones, te vitit 1978,1983,e me radhe ,ne perzgjedhjen e fabulave poetike,muzikore,levizjeve koreografike,riteve, si dhe evidentimit te kostumografise dhe etnografise tradicionale te zones.Kenget kushtuar minatoreve,punueseve te bakrit,bareshes se Kunores,syzezes se Blinishtit dhe qe kulmojne me kengen -Lulezo pra Mirdita ime,interpretuar nga bilbilat e Shtepise se Kultures Reps Geg Tuci,Sherif Dervishi dhe grupi.Para pak ditesh u takuam ne Lezhe,per te diskutuar nje krijim te ri qe ai po punonte me temen e vendelindjes dhe kujtuam shume.Nje histori qe ai e mbante mend mrekullishte dhe ndoshta nje dite do te ulet ta gdhende ne penen e tij gjithe dashuri njerezore.Ky poet "anonim" por me nje cv mjafte te gjere artistike,tashme ne pension ,vazhdon me realizimin e endrres se tij-Te beje te njohur kengen e Kullaxhiut ,si nje pjese e fondit te arte te kenges mirditase dhe shqiptare.
Faleminderit prof.Nikolli.Duke Ju uruar jete te gjate dhe sa me shume shendet,jemi ne pritje te kenges Tuaj me te re.
Mark Gjoka,Mjeshter i Madh
Lezhe ,me 01.03.2016.

Photos 25/02/2016

Me shume mundesi argetimi dhe edukimi per Rrubikun e Mirdites.

Takim me Administratoren e Rrubikut ,zj. Flora Jushi.

Sot ndryshimin e ben kur ke nje enderr,kur ke nje identitet dhe axhende se cfar do t'i adresosh kohes.Cili eshte modeli i ri i punes tuaj, ne raport me prioritetet per te cilat ka pritshmeri dhe perceptim komuniteti ku jeton dhe te ka dhene nje besim.
Ishin cermonia e mikpritjes se Administratores se Rrubikut ,zj.Flora Jushi, ne zyren ,ku me ftese te Saj,kishim shkuar se bashku me Tonen per ta takuar dhe per te shkembyer mendime se si mund ta kthejme Rrubikun tone te shejte,ne nje vend te mundesive te zhvillimit edhe te artit dhe kultures.Nje Rrubik qe na ben te krenohemi me rrenjet tona Ilire,me antiken tone te hershme, me nje mesjete qe vazhdon te flase per ne, me nje veper religjioze Kishen e Rrubikut, qe pershendet dhe bekon banoret shekullore te saj, kedo qe e viziton ,se bashku me Rrugen e Kombit nga Nishi ne Cameri.Me Kishen muze te Katundit te Vjeter, ku Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti shtroi udhen e Beselidhjes se Lezhes,me gjenite e Kombit At Gjergj Fishta dhe Abat Prend Doci,me Mjeshtrin e Madh te Artit Shqiptar poetin Gjok Beci.Na emocionoi Zj. Flora duke na prezantuar projektet qe kishte futur ne axhenden e Saj per qytetin, rrugicat dhe lulishtet ku ishin rritur edhe femijet tane Saimiri, Arbri dhe Taulanti,per Cerdhen dhe Kopeshtin e femijeve te qytetit.Per ambientet e kulturuara te shkollave 9- vjecare dhe te m esme, per kulturen e pastertise dhe gjelbrimit te qytetit, per sistemin e ndriqimit, per kurimin e arkitektures dhe modelimet e reja te banesve ne sherbim te komunitetit.Per kujdesin e vecante ndaj monumenteve te trashegimise kulturore, qe se bashku me asetet e tjera te krijojne impakte te reja ne kthimin e Rrubikut ne nje destinacion te turizmit kulturor.Per lobimin dhe advokimin gjithe perkushtim ne krijimin e partneritetit dhe rrjetizimit ne sherbim te rritjes se standarteve komunitare.Sinergjia e Saj i ngjante pranveres se lumit Fan,duke shkuar ne problematiken e Fangut,te Rrasfikut, Fierzes,tek Urat e Katundit te Vjeter,ne Munaz, Rreth i Eper e Vele.Gjate gjithe bisedes nuk lodhej duke na treguar per interesimin e vecante ne zgjidhjen e problemeve, te deshirave dhe vizioneve te te rinjeve, vajzave dhe grave, te moshuarve dhe pensionisteve.Per pengun qe nuk kishte akoma nje qender kulturore rinore, argetuese, ne sherbim te te rinjeve dhe komunitetit.Per nje Ode muzeore dhe ernografike te treves,per Kullen muze te Kol Tomes se Veles apo Preng Pjetrit te Krezezve-Rrethi i Eper,per Oden -muze te Shkolles shqipe te Veles se vitit 1600. Per t' u krijuar komunitetit te mrekullueshem te Rrubikut sa me shume mundesi argetimi, duke shtuar dimensionet e jetes kulturore argetuese dhe edukuese, per ta kthyer Rrubikun ne nje qytet turistik.
Se bashku me Tonen u larguam me mendimin qe duhet te vleresohen dhe mbeshteten ata njerez qe me punen dhe perkushtimin e tyre sjellin frymezim dhe imazh pozitiv ne komunitetin ku punojne dhe sherbejne, sic eshte Kryeqytetarja e Rrubikut te arte, zj. Flora Jushi.Faleminderit Flora.
Mark Gjoka, Mjeshter i Madh.
Rrubik, me 23.02.2016

Me shume mundesi argetimi dhe edukimi per Rrubikun e Mirdites.
Takim me Administratoren e Rrubikut ,zj. Flora Jushi.

Sot ndryshimin e ben kur ke nje enderr,kur ke nje identitet dhe axhende se cfar do t'i adresosh kohes.Cili eshte modeli i ri i punes tuaj, ne raport me prioritetet per te cilat ka pritshmeri dhe perceptim komuniteti ku jeton dhe te ka dhene nje besim.
Ishin cermonia e mikpritjes se Administratores se Rrubikut ,zj.Flora Jushi, ne zyren ,ku me ftese te Saj,kishim shkuar se bashku me Tonen per ta takuar dhe per te shkembyer mendime se si mund ta kthejme Rrubikun tone te shejte,ne nje vend te mundesive te zhvillimit edhe te artit dhe kultures.Nje Rrubik qe na ben te krenohemi me rrenjet tona Ilire,me antiken tone te hershme, me nje mesjete qe vazhdon te flase per ne, me nje veper religjioze Kishen e Rrubikut, qe pershendet dhe bekon banoret shekullore te saj, kedo qe e viziton ,se bashku me Rrugen e Kombit nga Nishi ne Cameri.Me Kishen muze te Katundit te Vjeter, ku Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti shtroi udhen e Beselidhjes se Lezhes,me gjenite e Kombit At Gjergj Fishta dhe Abat Prend Doci,me Mjeshtrin e Madh te Artit Shqiptar poetin Gjok Beci.Na emocionoi Zj. Flora duke na prezantuar projektet qe kishte futur ne axhenden e Saj per qytetin, rrugicat dhe lulishtet ku ishin rritur edhe femijet tane Saimiri, Arbri dhe Taulanti,per Cerdhen dhe Kopeshtin e femijeve te qytetit.Per ambientet e kulturuara te shkollave 9- vjecare dhe te m esme, per kulturen e pastertise dhe gjelbrimit te qytetit, per sistemin e ndriqimit, per kurimin e arkitektures dhe modelimet e reja te banesve ne sherbim te komunitetit.Per kujdesin e vecante ndaj monumenteve te trashegimise kulturore, qe se bashku me asetet e tjera te krijojne impakte te reja ne kthimin e Rrubikut ne nje destinacion te turizmit kulturor.Per lobimin dhe advokimin gjithe perkushtim ne krijimin e partneritetit dhe rrjetizimit ne sherbim te rritjes se standarteve komunitare.Sinergjia e Saj i ngjante pranveres se lumit Fan,duke shkuar ne problematiken e Fangut,te Rrasfikut, Fierzes,tek Urat e Katundit te Vjeter,ne Munaz, Rreth i Eper e Vele.Gjate gjithe bisedes nuk lodhej duke na treguar per interesimin e vecante ne zgjidhjen e problemeve, te deshirave dhe vizioneve te te rinjeve, vajzave dhe grave, te moshuarve dhe pensionisteve.Per pengun qe nuk kishte akoma nje qender kulturore rinore, argetuese, ne sherbim te te rinjeve dhe komunitetit.Per nje Ode muzeore dhe ernografike te treves,per Kullen muze te Kol Tomes se Veles apo Preng Pjetrit te Krezezve-Rrethi i Eper,per Oden -muze te Shkolles shqipe te Veles se vitit 1600. Per t' u krijuar komunitetit te mrekullueshem te Rrubikut sa me shume mundesi argetimi, duke shtuar dimensionet e jetes kulturore argetuese dhe edukuese, per ta kthyer Rrubikun ne nje qytet turistik.
Se bashku me Tonen u larguam me mendimin qe duhet te vleresohen dhe mbeshteten ata njerez qe me punen dhe perkushtimin e tyre sjellin frymezim dhe imazh pozitiv ne komunitetin ku punojne dhe sherbejne, sic eshte Kryeqytetarja e Rrubikut te arte, zj. Flora Jushi.Faleminderit Flora.
Mark Gjoka, Mjeshter i Madh.
Rrubik, me 23.02.2016

Photos 22/01/2016

Takim me
"Vizioni Rinor" Lezhe
Tema:
• Sa perkrahen talentet e reja dhe ato egzistuese ne vendin tone,per te ndjekur pasionin e tyre.
• Pse shumica e artisteve e shohin pa shprese te ardhmen e profesionit te tyre ne Shqiperi dhe kerkojne te largohen drejt shteteve te tjera?
• Si mund te ndryshoje kjo.
Jam i nderuar qe marr pjese ne kete aktivitet dhe dua te falenderoj per ftesen Vizionin Rinor Lezhe dhe ne menyre te vecante organizaten Word Vision Albania&Kosova,dega Lezhe.Po ju prezantohem - Jam Mark Gjoka menaxhues i Pallatit te Kultures “Dede Ndue Lazri”Lezhe.
Impakti me i madh pozitiv qe krijojne politikat kulturore dhe artistike ne sherbim te komunitetit eshte pjesemarrja e brezit te ri.Prandaj,si pjese e ketij komuniteti ,ne emer te komunitetit te mrekullueshem te artit dhe kultures lezhjane , ne emer te Bashkise Lezhe e ne menyre te vecante te Kryetarit te saj z.Viktor Tushaj dua te pershendes dhe falenderoj kete grup te rinjsh te rrethit te Lezhes te cilet kane gjetur formen per ta kthyer motivin artistik te dites ne nje levizje te fuqishme rinore.Me emocionon ky event ku ju keni marre angazhimin te rigjalleroni artin e Lezhes dhe pikerishte ne thelbin e saj permes promovimit te talenteve te reja duke e konsoliduar ate me inagurimin e hapjes se kinemase "Post Drin" ne Lezhe.
Lezha eshte ne nje levizje krijuese te perditshme.Edhe Ju sot po derdhni talentin tuaj ne kreativitetin e saj.Lezha jone sot edhe me kontributin tuaj po kthehet ne nje destinacion te rendesishem te kultures shqiptare.Jo pa qellim Ju percolla pershendetjen e Kryetarit te Bashkise z.Viktor Tushaj.Sepse nje nder prioritetet qe me ka komunikuar ne emerimin tim si drejtues i institucionit me te rendesishem te artit dhe kultures lezhjane eshte te perkrahen dhe te mbeshteten fuqishem te rinjte,talentet dhe krijuesit,te jemi te hapur me ta,tu afrojme vizionin tone,te rrisim cilesine e punes dhe te krijimtarise se bashku me ta,shtepia e kultures te jete shtepia e artisteve ,ne menyre te vecante e te rinjeve.
Besoj qe disa nga Ju na kane ndjekur ne veprimtarite tona ku cdo muaj kemi pasur nje event.Dhe pjesemarrja ne keto aktivitete eshte rreth 60% te rinj.
Por kjo nuk do te thote qe nuk kemi probleme.Kemi te rinje qe jane talente ,por kane mbaruar vetem arsimin e mesem dhe jane te pa pune.Kemi dhe nga ata qe kane mbaruar arsimin universitar te arteve dhe jane te pa pune.
Sot dua te komunikoj me Ju si si menaxhues i jetes kulturore dhe artistike te qytetit.
Jane Politikat kulturore dhe artistike-afat gjata,-mesme dhe -afat shkurtra
a.-te pushtetit qendror
b.-te pushtetit local
ato qe vendosin marredhenien ne mes individit krijues dhe punes.
Dhe me duhet te pranoj qe keto politika akoma nuk e kane dhene maksimumin e tyre.Po kalojme nje tranzicion te stergjatur.Aq me teper kur jemi ne nje treg te lire i cili nuk ka dhene rezultatet e pritshme.Por ka krijuar mundesine.Nje mundesi qe ne duhet ta shfrytezojme, per te nxitur talentet e rinj dhe per ti inkurajuar ata edhe ne fushen e artit.Mendoni nje Lezhe me nje qyteterim rreth 3000 vjecar,me nje histori Legjende, qe ju po e konkretizoni me legjenden Tuaj me te re hapja e kinemase "Post Drin"te Lezhes.Nje qytet atraktiv qe cdo dite krijohet dhe kerkon dhe pasionin dhe vizionin tuaj.Jane me dhjetra projekte qe ju mund te jeni pjese e realizimit dhe persosjes se tyre.
Nje qytet me nje industri te sapo nisur te turizmit,por me mundesi te jashtezakonshme,ku ne menyre te vecante talentet ne fushen e artit mund te integrohen ne turizmin kulturor permes projekteve te ndryshme.
Dua te komunikoj me Ju si krijues.
Jo te gjithe talentet e rinje apo talentet ne pergjithesi mund ta kene perkrahjen e domosdoshme.Por sot Lezha krijon mundesi per te gjithe.Une nuk dua te perseris slloganin, por kam deshire te ftoj te gjithe te rinjte e ne menyre te vecante talentet krijuese qe te marrim inisiativen te perballojme sfidat ne radhe te pare me veten,pastaj me fenomenet negative qe nese nuk i kemi ne,i kane miqt tane dhe te dime te orientohemi ne tregun e punes.E domosdoshme te rrisim cilesine e pregaditjes tone.
Deshiroj te komunikoj edhe si qytetar i Lezhes
Kam jetuar dhe punuar rreth 15 vjet po thuajse neper boten me te zhvilluar,me standarte te jashtezakonshme komunikimi,mbeshtetje dhe punesimi.Dua te ju them se aty ku kam punuar me shume Zvicra,10% e popullsise eshte e punesuar ne turizem.
U ktheva sepse ketu me prisnin 3 engjejt e mi,3 artistet e ardheshem qe ishin bere gati per fluturim dhe mua me duhej te realizoja detyrimet e mija si prind,si krijues,si inelektual por dhe si nje qytetar i denje i vendit tim, Shqiperise.Ju ftoj te vizitoni europen dhe boten por mos harroni se geni Juaj eshte formuar ketu,ne Shqiperi,ne Lezhen tone te bukur dhe askund me shume se ketu nuk do te ndjeheni te realizuar ne vizioni Tuaj.
Faleminderit.
Mark Gjoka
01.11.2014

Want your business to be the top-listed Furniture Store in Lezha?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Lezha
4500