23/03/2026
🚧 🚧 🚧 🚧
Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Standard93 shumë shpejt do të fillojë ndërtimin e fabrikës dhe showroom-it më të ri në Bujanoc.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin tonë, duke sjellë inovacion, cilësi dhe standarde të larta në çdo detaj. Fabrika dhe showroom-i i ri do të jenë një hapësirë moderne që do të reflektojë vizionin tonë për të ardhmen.
🙏 Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Standard93
31/12/2025
Një tjetër projekt i bukur i përfunduar me sukses! ✨
Faleminderit të gjithë klientëve tanë për besimin dhe bashkëpunimin.
Me korrektësi, përkushtim dhe respekt, çdo projekt kthehet në një rezultat të jashtëzakonshëm.
Besimi juaj është motivimi ynë më i madh!
Standard93
03/07/2025
Ne bëjmë ndryshime që i japin jetë hapësirës suaj.
Dizajn modern, funksionalitet dhe elegancë – kuzhina dhe mobilje të personalizuara për çdo stil dhe nevojë.
✅ Projekte me porosi
✅ Cilësi dhe material premium
✅ Realizim profesional
Standard93 – Kitchen Manufacturing Company since 1993
Welcome to Standard ’93, where craftsmanship and super long tradition meets innovation in every piece we create. Specializing in ultra-modern kitchen manufacturing, dining tables, and custom wood solutions for all interior spaces, we bring timeless elegance to homes and commercial areas alike. Fro...
30/12/2024
Ne sjellim buzëqeshje në shtëpit tuaja.
10/07/2024
STANDARD’93 gjithmon me ju !
07/05/2024
Të nderuar,
Me kënaqësi të madhe dëshirojmë të ju njoftojmë se firma jonë, Standard93, do të marrë pjesë në Panairin e Ekonomisë që do të mbahet në Cyrih, Zvicër, në datat 11 dhe 12 Maj. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të prezantuar produktet, inovacionet, shërbimet dhe mundësitë e reja për bashkëpunim.
Ne do të jemi të vendosur në shtandin tonë për të ekspozuar modelet më të reja të kuzhinave dhe materialeve të tjera shoqëruese. Do të jetë një kënaqësi për ne të ndajmë me ju përvojën, eksperiencen dhe produktet tona më të fundit.
I ftojmë të gjithë klientët tanë të nderuar që jetojnë në Zvicër, të gjithë bashkëpunëtorët dhe personat e interesuar që të na bashkangjiten në këtë event dhe të vizitojnë shtandin tonë.
Ju lutemi, të na informoni nëse do të jeni të pranishëm në Panairin e Ekonomisë, kështu që ne mund të organizojmë një takim personal me ju dhe të ju shpjegojmë më tej ofertat tona.
Ju faleminderit për kohën tuaj dhe shpresojmë të shohim shumë prej jush në Panairin e Ekonomisë në Zvicër.
Me respekt,
Standard93